Zbulohet koncepti i veturës elektrike Dacia Spring – i bën 200 kilometra me një mbushje

Zbulohet koncepti i veturës elektrike Dacia Spring – i bën 200 kilometra me një mbushje

Dacia edhe zyrtarisht po i bashkëngjitet tregut të veturave elektrike duke e zbuluar modelin Spring.

Ndonëse teknikisht është vetëm një koncept, në thelb është një  version i Renault City K-ZE që është lansuar në Kinë gjatë vitit të  kaluar.

Nëse veç i hiqni pjesët e theksuara me ngjyrë fluroshente të  portokallt dhe disa ndryshime tjera, atëherë në parim është vetura e  njëjtë.

Koncepti Dacia Spring

Grila e përparme gjithashtu është pak më ndryshe për t’iu përshtatur  fytyrës së Dacia-s dhe dritat e përparme dhe pasme full-LED e përçojnë  një ndjenjë të konceptit, por origjina e Renault është më shumë sesa e  qartë.

Brendi rumun ka bërë të ditur se modeli Spring është 3.73 metra i  gjatë, pa specifikuar ndonjë gjë rreth gjerësisë dhe gjatësisë. Por,  vlen të ceket se modeli i kaluar K-ZE është 1580 mm i gjerë dhe 1480 mm i  gjatë. Me fjalë të tjera është një crossover i vogël që krahasohet me Suzuki Jimny.

Ky koncept i ri pritet të bëhet vetura elektrike me çmimin më të  volitshëm në Evropë, duke ofruar çmim më të lirë sesa veturat tjera  elektrike siç janë ajo Volskwagen e-up!, SEAT Mii Electric dhe Skoda  Citigo iV.

Megjithëse ende mbetet mister çështja e baterisë së veturës Spring,  deri tani dihet se do të ketë mjaftueshëm sa për t’i bërë 200 kilometra  me një mbushje.

Vlen të ceket se ende nuk janë në dispozicion imazhet e enterierit të  veturës Spring, por mos u befasoni nëse kabina do të jetë e ngjashme me  versionin kinez. Më poshtë i keni dy fotografi të enterierit të veturës  City K-ZE ku mund ta shihni dizajnin e brendshëm e cila ka një ekran të  madh në qendër, mbi të cilin janë të vendosur ventilatorët e ajrit.  Varianti i Renault ka një sërë instrumentesh digjitale dhe kontrollorë  të thjeshtë për ngrohje dhe ventilim, ndërsa dizajni i timonit është  shumë i thjeshtë.