Tornado dhe stuhi të forta godasin Nashville të Tennessee – nëntë të vdekur

Tornado dhe stuhi të forta godasin Nashville të Tennessee – nëntë të vdekur

Nëntë persona kanë ndërruar jetë në qytetin e Nashville të Tennessee  në SHBA, pasi një tornado dhe stuhi të forta goditën qytetin, në  mbrëmjen e së hënës dhe në mëngjesin e së martës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stuhitë e forta kanë  lënduar shumë persona të tjerë, kurse ka shkatërruar një numër shtëpish  dhe ndërtesash.

Raportohet se më shumë se 150 persona janë lënduar në metro, ndërsa  janë dërguar në spital, për më tepër, dhjetëra mijëra ndërprerje të  energjisë u raportuan në rajon.

“Sado tragjike të jetë kjo, ne jemi të sigurt se do t’i ndihmojmë të prekurit që të rikuperohen”, ka thënë guvernatori Bill Lee.

Nëntë personat që vdiqën vinin nga katër rajonet e ndryshme përfshirë  Davidson County në Nashville, si dhe në Putnam, Benton dhe Wilson.

Kryebashkiaku John Cooper ka thënë për CNN se rreth 20 persona të  lënduar aktualisht janë strehuar në spitalet e zonës Nashville.

“Stuhia ka shkaktuar raste tragjike, mirëpo unë besoj që 20 personat  që gjenden në spital do t’i monitorojmë me kujdes”, ka thënë Cooper.

“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për njerëzit që kanë mbetur në disa  ndërtesa të dëmtuara, ndërsa jemi duke punuar për këtë problem”, ka  shtuar ai.