Fillon testimi i makinës tërësisht autonome nga Porsche, do të kalojë kohë e konsiderueshme derisa të del në rrugë

Fillon testimi i makinës tërësisht autonome nga Porsche, do të kalojë kohë e konsiderueshme derisa të del në rrugë

Makina po testohet në punëtori dhe nën mbikëqyrje, ndërsa derisa të del në rrugë, pritet të kalojë një kohë e konsiderueshme

Tashmë Porsche e ka lansuar makinën e parë tërësisht elektrike që  është modeli Taycan, i cili është shumë i pëlqyer, ndërsa inxhinierët  janë fokusuar në të ardhmen e automobilizmit që janë makinat autonome.

Deri më tani, janë bërë të ditura disa patenta që përfshihen në këtë  makinë, e cila do të ketë ulëse nga plastika e ricikluar, si dhe do të  ketë panele kulmi që mund t’i largohen.

Tani është mësuar, se Porsche ka filluar ta testojë në punëtori një  makinë tërësisht autonome, ndërsa është në fazat e hershme të testimit.

Në pamjet e shpërndara, shihet një shofer që qëndron në ulësen e  makinës, që duket se është vetëm kontrollues i makinës që është zgjedhur  të jetë një Cayenne.

Ky testim që është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Kopernikus  Automotive, megjithatë nuk është gati që të vihet në funksion, ndërsa  kjo makinë nuk pritet të del edhe për një kohë pasi duhet të zhvillohet  edhe më gjatë