• E mërkurë / Apr-08 02:03
  • Kontakt

Pamje që tregojnë se si prodhohet Ferrari SF90 Stradale, nga 0-100 km/h arrihet për vetëm 2.5 sekonda

Pamje që tregojnë se si prodhohet Ferrari SF90 Stradale, nga 0-100 km/h arrihet për vetëm 2.5 sekonda

jiganti italian Ferrari ka publikuar në kanalin zyrtar në  YouTube një video mbresëlënëse, e cila tregon se si prodhohet vetura e  shumëpërfolur sportive SF 90 Stradale.

Si në çdo fabrikë tjetër, SF90 Stradale montohet nga robotët por edhe  nga pak punëtorë. Dora e njeriut ka rol të rëndësishëm në prodhimin e  këtij modeli, për këtë SF 90 Stradale kushton më shumë sesa modelet e  tjera, transmeton Telegrafi.

Për shembull, shumica e pjesëve të karrocerisë saldohen me dorë, e jo  me ndihmën e robotëve, e njëjta ndodh edhe gjatë lyerjes pasi që çdo  pjesë kryhet me dorë.

Ky Ferrari i fuqishëm vihet në lëvizje falë motorit 4 litërsh  twin-turbo V8, i cili përcillet nga tre motorët tjerë elektrikë që në  total prodhojnë 986 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 e arrin për vetëm 2.5 sekonda, kurse shpejtësia  maksimale është 340 kilometra në orë. Se për çfarë bëhet fjalë, shikoni  videon e publikuar më poshtë.