Volkswagen Golf GTI do të arrijë me 245 kuaj fuqi

Volkswagen Golf GTI do të arrijë me 245 kuaj fuqi

Gjenerata e tetë e Golf GTI, do të arrijë gjatë muajit që vjen

Modeli më i popullarizuar i Volkswagen, është duke u zhvilluar  gjithnjë e më shumë, ndërsa tani Golf do të arrijë edhe në versionin  GTI, transmeton Telegrafi.

Ky version do të arrijë në Geneva Motor Show, kur të fillojë gjatë  muaji që vjen, ndërsa deri më tani është bërë e ditur vetëm fuqia që do  të ketë nën kapak.

Brenda makinës do të jetë motori me 2.0 litra që prodhon 245 kuaj  fuqi, të cilat i dërgon në të katër rrotat nëpërmjet shtatë shpejtësive  automatike.

Specifikat e bëra të ditura deri më tani, nuk lënë të pritet për  ndonjë makinë të mahnitshme me përformancë të lartë, por mësohet se  gjithçka ka të bëjë me formën e ndërtimit të kësaj amkine të dedikuar  për rrugë urbane.

Vehicle Dynamic Menager do të mundësojë vozitje shumë më të shkathtë  dhe dinamike, nëpërmjet ndërlidhjet së të gjitha pjesëve funksionale të  makinës.