Konfirmohet data e lansimit të Huawei P40 Pro

Konfirmohet data e lansimit të Huawei P40 Pro

Tashmë pritej që Huawei P40 Pro të arrinte dikur në muajin mars, por informacionet e fundit tani na japin një datë specifike.

Huawei zhvilloi një ngjarje dje ku prezantoi Huawei Mate Xs të ri.

Ata gjithashtu lansuan MatePad Pro 5G, Huawei MateBook X Pro, por ata gjithashtu na dhanë datën e lansimit për telefonin tjetër Huawei.

Richard Tu ka konfirmuar që seria e ardhshme Huawei P40 do të arrijë më 26 Mars në Paris, Francë.

Kjo pajisje supozohet të përfshijë lidhje Wi-Fi 6+ për të arritur shpejtësi deri në 1.200 Mbps, lidhje duale 5G dhe disa nga kamerat më të mira në një smartphone.

Ende duhet të presim pak më shumë se një muaj që të arrijë data e lansimit dhe të konfirmojë specifikat e tjera të Huawei P40 Pro.