Sulmohet 'Rosalinda', të gjithë kundër saj

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Thalia është një nga emrat më të lakuar në median latine.

Edhe pse ka kaluar kohë ka hera e parë që ajo doli në skenë, sërish protagonizmi i saj është po njësoj.

Madje duket se koha e ka bërë akoma më të bukur aktoren kryesore të telenovelës ‘Rosalinda’.

Javë më parë Thalia ka ndarë në rrjetet sociale një foto të bukur familjare ku festonte 8.4 milionë ndjekës në Instagram. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ndryshimi në fytyrën e saj.

Komentet e fansave e suluan pasi ajo kishtë bërë ndërhyrje të tepruara me botox dhe kirurgjitë plastike. Në mesin e atyre që e kanë sulmuar shumë fansa i kanë dalë krah.

Pavarësisht sulmeve Thalia mbetet ikona e bukurisë latine.