Reagon kryetari i KKSH-së lidhur me vendosjen e tabelave në gjuhën serbe

Reagon kryetari i KKSH-së lidhur me vendosjen e tabelave në gjuhën serbe

Reagimi i plotë i kryetarit të KKSH-së z.Ragmi Mustafa:

Janë vendosur disa tabela paralajmëruese të komunikacionit rrugorë në territorin e komunës së Preshevës nga autoritetet lokale.

Ftojë përfaqësuesit e komunës së Preshevës që sa më shpejtë të vendosen edhe në gjuhën shqipe ashtu siç parashikohet me ligjet në fuqi.

Është e papranueshme dhe e pa tolerueshme që edhe në këtë formë të abuzohet me të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të adresoj këtë çështje komunës së Preshevës, për të kërkuar sqarime pas kërkesave të qytetarëve.

Ashtu, siç ka adresuar, fillimisht NP ”Rrugët e Serbisë “ e më pas tek Ombudsmani edhe mohimin e shënimit të emërimeve topografike në vendbanimet shqiptare pranë rrugëve rajonale.