Shefi i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd vizitoi KKSH-në

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd vizitoi KKSH-në

Lajmin e ka konfirmuar në profilin e tij në facebook kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa 

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë e veçantë që së bashku me zv/kryetarin Enver Mehmeti të mirëpresim shefin e ri të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari.

E urova për detyrën e re si dhe e njoftova me sfidat dhe problemet me të cilat po vazhdojnë të përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe përpjekjet programatike të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kërkova bashkëpunim dhe bashkërendim edhe më intensiv për adresimin e kërkesave në institucionet shtetërore dhe atyre ndërkombëtare, në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë.

Bashkëpunimi ndërinstitucional me Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë mbetet një nga synimet tona.