Justin Bieber me albumin e ri thyen rekordin e Elivs Presley

Justin Bieber me albumin e ri thyen rekordin e Elivs Presley

Justin Bieber tejkalon rekordin e mbajtur nga Elvis Presley për më shumëse gjysmë dekade.

Albumi i shtatë i Justin Bieber, ‘Changes’, ka debutuar në krye të tabelës ‘Billboard të SHBA’ – duke mposhtur një rekord të vendosur nga Elvis Presley 59 vjet më parë.

Këngëtari kanadez është tani artisti më i ri, që në moshën 25 vjeçare ka arritur që të renditet i pari në ‘USA Chart’ me shtatë albume.

Elvis ishte 26 vjeç kur shënoi këtë sukses, me ‘Blue Hawaii’ në 1961.

‘Changes’, që është albumi i parë i Bieber në katër vjet, arriti një numër prej 231,000 kopje të shitura javën e kaluar. Ajo gjithashtu kryesoi tabelën në Mbretërinë e Bashkuar.