Gjatë ditës së sotme Komuna e Preshevës në krye me Shqiprim Arifin na kanë njoftuar se ka filluar vendosja e shenjave të komunikacionit, shenja këto që është duke i vendosur një kompani private nga Piroti qytet në Serbi.
Më shqetësuesja për qytetarët e Komunës së Preshevës është se pushteti lokal në Preshevë është duke vendosur shenja komunikacioni 100% në gjuhën serbe edhe atë me shkrim cirilik edhe pse është e lejuar me ligj dygjuhësia në vendbanime me shumicë shqiptare.
Shenjat e para me shkrim cirilik kanë filluar të vendosen në fshatin Rahovicë, fshat ky prej nga vjen edhe kryetari i kuvendit komunal në Preshevë z.Sami Salihu i cili është pjesë e pushtetit lokal.
Edhe pse z.Salihu në spotin zgjedhor të zgjedhjeve lokale në Preshevë që janë mbajtur në vitin 2017 me krenari paraqiste veten si ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc, pikërisht në vendbanimin e tij i cili është vendbanim me shumicë shqiptare ka filluar emërtimin e shenjave të komunikacionit në shkrimin cirilik në gjuhen serbe.