Dua Lipa e kujdesshme në ruajtjen e vitalitetit, fotografohet në New York teksa shkon në palestër dhe kursin e jogës

Dua Lipa e kujdesshme në ruajtjen e vitalitetit, fotografohet në New York teksa shkon në palestër dhe kursin e jogës

Ajo ka qenë e zënë me xhirimin e skenave për videon e saj të ardhshme muzikore në Big Apple këtë javë.

Dua Lipa u pa me një paraqitje tërheqëse së fundmi teksa bënte një shëtitje në New York, pasi ndoqi një kurs të jogës me një grup miqsh të mërkurën.

Këngëtarja 24 vjeçare dukej sportive veshur me një palë xhinse blu të gjelbërta, me rripa te pjesa e belit.

Dua kishte veshur gjithashtu një xhaketë lëkure të gjatë të zezë, ndërsa ishte kombinuar edhe me aksesorë të ndryshëm.

Këngëtarja shqiptaro-britanike kishte vënë një kapele të madhe në kokë, e cila vuri në dukje vetëm pak nga flokët e saj prej biondeje.

Edhe më herët gjatë Ditës, Dua u fotografua teksa shkonte në palestër me miqtë e saj, ndërsa dukej mjaft tërheqëse.

Ajo përndryshe është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “Physical”, të cilën e publikoi pak javë më parë.

Lipa tani është duke punuar në albumin e saj të radhës “Future Nostalgia”, i cili është bërë e ditur se do të publikohet më datë 3 prill.