Lewandowski frikëson Bayern Munichun, a do të jetë ky klubi i ri?

Robert Lewandowski dëshiron të transferohet në Real Madrid, raportojnë mediat spanjolle.

Robert Lewandowski është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi polak dëshiron të transferohet në Real Madrid, raportojnë mediat spanjolle.

“Los Blancos” kanë shfaqur interesim për Lewandowskin edhe para fillimit të këtij sezoni por kampioni i Bundesligës ka refuzuar shitjen e tij.

Megjithatë, është tani futbollisti polak ai që ka shfaqur interesim për kalim te skuadra e madhe nga Santiago Bernabeu.