Adriana Matoshi reagon e tronditur pas ngjarjes në Gjilan: A e dini sa përdhunuesit e shitësit e drogave enden të lirë me dijeninë e policisë

Adriana Matoshi reagon e tronditur pas ngjarjes në Gjilan: A e dini sa përdhunuesit e shitësit e drogave enden të lirë me dijeninë e policisë

Një ngjarje e tmerrshme u shënua në Gjilan të martën e datës 18 shkurt, ku një familjes pesë anëtarëshe u shua. Dyshohet se një grua asgjësoi me armë zjarri familjarët e saj, e më pas privoi nga jeta edhe veten. Lidhur me këtë ngjarje makabre ka pasur reagime të shumta dhe nuk kanë munguar edhe reagimet nga fytyrat publike. Aktorja Adriana Matoshi, e cila është me prejardhje nga Gjilani dhe posedon madje edhe një lokal në këtë qytet, ka shkruar në rrjetin social Facebook se endja e lirë e kriminelëve në këtë qytet, bëhet me dijeninë e policisë. 

“Lajm tronditës lajmi për vrasjet dhe vetëvrasjen në Gjilan.Veç…A e dini sa përdhunimi e sa dilleri i drogës ecë lirshëm e policia e dinë? Nuk po i përfshij krejt! Zoti i shkatërroftë njerëzit që po e shkatërrojnë rininë e pushteti i tanishëm i heqtë qafe kriminelët që marrin rrogë me mbrojt popullin”, ka shkruar aktorja Matoshi në Facebook

Adriana përndryshe vazhdon të jetë pjesë permanente e serialit “O Sa Mirë”..