Arrestohet një turk në Han të Elezit, po kontrabandonte migrantë nga Bangladeshi

Një shtetas i Turqisë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk në Han të Elezit, pasi gjatë kontrollimit të kamionit të tij, në rimorkion janë gjetur shtatë persona (migrantë) nga Bangladeshi, të cilët dyshohej se ishin të kontrabanduar.

“SPK Hani Elezit 15.02.2020 – 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull Turk shtetas i Turqisë, pasi që gjatë kontrollimit të kamionit të tij, në rimorkion janë gjetur shtatë persona (migrantë) nga Bangladeshi, të cilët dyshohej se ishin të kontrabanduar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.