Ky është vendimi i gjykatës për edukatoren që rrahu fëmijën

Ky është vendimi i gjykatës për edukatoren që rrahu fëmijën

Gjykata Themelore ka marrë vendim për edukatoren e cila rrahu një fëmijë në një çerdhe private në Prishtinë.

Gjykata Themelore, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës T.G. për shkak të veprës penale, ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ dhe kundër të pandehurës SH.A., për shkak të veprës penale, ‘Mosraportimi i abuzimit të fëmijëve’.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që të pandehurave T.G. dhe SH.A. ju ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç”, bëhet e ditur në njoftim.

Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak iu caktohet në bazë të nenit 183 paragrafi .1 nën paragrafi .1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 paragrafi .1 nën paragrafi .1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.