Kurti fton Thaçin në takim, por Presidenti është nisur për Gjermani

Kurti fton Thaçin në takim, por Presidenti është nisur për Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar presidentin e Kosovës,  Hashim Thaçi në takim për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e  jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të  Gjermanisë, por presidenti Thaçi tashmë është nisur për në Gjermani.

Në letrën zyrtare të dërguar nga Kryeministria thuhet se Kurti i ka  ofruar tri orare të ndryshme, në varësi të kohës së lirë që ka  Presidenti për të realizuar këtë takim.

“Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje  që të takohemi e të dakordohemi së bashku për temat e për qëndrimet  tona”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit.

Por, tashmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Gjermani.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate nga Zyra e Presidentit.

“Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, presidenti Thaçi  do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera edhe me  senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me Ndihmëssekretarin e  Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, pastaj me Drejtorin Politik të  Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe  me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak”, thuhet në  njoftimin për media.

Po ashtu, presidenti Thaçi në kuadër të kësaj konference do ta takojë  edhe të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump për dialogun Kosovë –  Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Letra e plotë e Kurtit: