Lushtaku i PDK-së ia vendos Osmanit fotografinë e presidentit Thaçi në Kuvend

Lushtaku i PDK-së ia vendos Osmanit fotografinë e presidentit Thaçi në Kuvend

Ka filluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohen Komisionet Parlamentare.

Gjatë kësaj seance, Partia Demokratike e  Kosovës e ka vendosur fotografinë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi  prapa kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Kjo si pasojë që Osmani e ka zhvendosur fotografinë e presidentit Thaçi nga zyrja e saj në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ia ka vendosur një fotografi të  presidentit Thaçi asaj mbrapa ulëses së saj si kryeparlamentare.