Khloe Kardashian i la nën hije motrat në ndejën e Beyonce dhe Jay Z

Khloe Kardashian i ka lënë nën hije pjesëtaret tjera të klanit Kardashian/Jenner në njërën prej ndejave të organizuara pas ceremonisë Oscar.

Kim, Khloe, Kourtney dhe Kylie ishin shfaqur bashkë në evenimentin e Beyonce Knowles dhe bashkëshortit të saj, Jay Z.

35-vjeçarja kishte veshur një fustan të bardhë të gjatë dhe dukej e mrekullueshme, teksa ka pozuar për fotografët.

Pjesa e gjoksit në veshjen e bukuroshes ishte mjaft e hapur, si edhe këmbët e saj janë paraqitur të ekspozuara.

Disa fotografi me këtë dukje, Khloe i ka shpërndarë edhe në profilin e saj në Instagram që kanë marrë afro tre milionë pëlqime.