Ndodh e pabesueshmja, Guardiola te Juventusi i Ronaldos?

Juventusi po mendon që këtë verë të nënshkruajë me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, që ta zëvendësojnë Maurrizio Sarrin.

Sipas asaj që raportojnë mediet angleze, drejtuesit e klubit italian e shohin spanjollin si njeriun e duhur për stolin e ‘’Bardhezinjëve’’, të cilët nuk janë të kënaqur me teknikun e tanishëm, transmeton lajmi.net.

Zërat për afrimin e ish-trajnerit të Barcelonës vijnë menjëherë pas raportimeve të shumë gazetave se Juventusi është gati ta rikthejë ishin e tyre, Massimiliano Allegrin, i cili është pa skuadër momentalisht.

Ardhja e Guardiolës bëhet më e mundshme pasiqë 49 vjeçari flet rrjedhshëm gjuhën italiane dhe nuk do të paraqiste problem në ambientimin e tij në Torino.

Guardiola u përfol edhe gjatë verës së kaluar që ishte afër Juventusit, por drejtuesit e 35 herë kampionëve italianë zgjodhën Sarrin para tij, kësisoji spekulimet u përhumbën deri në këtë moment.

Në rast se arritjes së marrëveshjes, ai në skuadrën torineze do ta gjente Cristiano Ronaldon – me të cilin do punonin për herë të parë bashkë.