​Huawei P40 Pro vjen me 70 aplikacione?

​Huawei P40 Pro vjen me 70 aplikacione?

Sipas informacioneve të reja që Huawei dyshohet se ua zbuloi disa gazetarëve, familja e re P40 do të arrijë me 70 aplikacione të instaluara paraprakisht.

Lufta tregtare ndërmjet Kinës dhe Amerikës është zbutur pak – është nënshkruar një parakontratë – por Huawei është ende në listën e njësive ekonomike që nga maji 2019. Kjo e ndalon atë të hyjë në pajisjet dhe programet amerikane, transmeton lajmi.net.

Huawei nuk ka sistem të vetin operativ pasi ai përdor versionin me burim të hapur AOSP të Android 10, të cilin presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk mund ta ndalojë, por programi është tjetër çështje.

Shërbimet e Google Mobile përdoren nga shumë aplikacione të njohura me sfond dhe përveç Google ka edhe aplikacione të njohura si Whatsapp, Facebook, Instagram…

Huawei ka një zgjidhje për hartat në partneritet me TomTom. Një alternativë për GMS është Huawei Mobi le Services, e cila është krijuar shpejt nga Huawei, që gjithashtu kompleton dyqanin e tij të aplikacioneve.

Para-instalimi i 70 aplikacioneve më të njohura në çdo vend është një hap i mirë për të larguar frikën e blerësit mesatar të telefonit celular Huawei.