Mario Kart po vjen në iPhone e Android

Pas kërkesave të shumta nga ana e përdoruesve, Nintendo ka njoftuar zyrtarisht se do të lëshojë një version të Mario Kart për pajisjet mobile.

Ky version është aktualisht në zhvillim e sipër. 

Detajet e lojës janë akoma të panjohura, por kompania ka deklaruar se do të lëshohet në 13 muajt e ardhshëm.

Lajmi për lojën Mario Kart për iOS e Android vjen pas lëshimit të lojërave si Super Mario Run dhe Animal Crossing.

Për shumë vite, fansat e Mario Kart kanë kërkuar një version për iPhone e Android. 

Nintendo ka bërë të ditur se loja nuk do të lëshohet përpara Marsit 2019.