Lautaro refuzon Man Utd: Zgjedh Barcelonën

Lautaro Martinez duket se e ka të qartë kush për të është skuadra e preferuar.

Ylli i Inter, Lautaro, duket se ka dëshirë kryesore lojën krahë yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Manchester United janë duke humbur garën për Martinez, sipas ‘ESPN’, pasi lojtari preferon skuadrën e Barcelonës, transmeton lajmi.

United janë të vendosur të nënshkruajnë me një lojtar të klasit botëror, duke parë se në merkaton e janarit arritën marrëveshje vetëm me Odion Ighalo.

Argjentinasi është objektivi që po përmendet si i preferuari i Ole Gunnar Solskjaer, por konkurrenca është e madhe për të.

Barcelona në mungesë të Luis Suarez po kërkon shërbimet e një sulmuesi ‘9’, dhe Lautaro është një nga opsionet. Messi mund të jetë ndihma e Barcës për nënshkrimin e Lautaro.