Faqja zyrtare e Manchester Cityt në ‘twitter’ shpërndan një lajm ku flitet për transferimin e Lionel Messit

Faqja zyrtare e Manchester Cityt në ‘twitter’ shpërndan një lajm ku flitet për transferimin e Lionel Messit

Fjalët për largimin e Lionel Messit nga Barcelona, vetëm po shtohen, ku nuk mungojnë klubet që kanë simpati për lojtarin. Ai ka një klauzolë që ia mundëson largimin nga Barcelona si lojtar i lirë. Manchester City është një nga klubet që beson se mund ta transferojë gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Tash e një kohë, disa klube, shpërndajnë edhe lajme në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale që kanë të bëjnë rreth tyre.

Sot Manchester City ka shpërndarë një lajm, ku flitet për mundësinë e transferimit të Messit në klubin e tyre.

City mbetet një nga klubet që harxhon më së shumti dhe pa problem do të mund t’i plotësonte kërkesat e lojtarit.