“Ideja e çmendur” e Juventusit, Messi dhe Ronaldo bashkë në një skuadër – mundësitë reale dhe raporti mes tyre

“Ideja e çmendur” e Juventusit, Messi dhe Ronaldo bashkë në një skuadër – mundësitë reale dhe raporti mes tyre

Lionel Messi mund ta kërkojë largimin nga Barcelona në fund të sezonit, pasi ka një klauzolë speciale për lirimin e tij.

Nuk janë të paktë klubet që do ta prisnin krahë hapur argjentinasin magjik. La Gazzetta dello Sport, ka zbuluar pesë klubet që kanë shfaqur interesim.

Emrat e klubeve të publikuara nga gazeta janë: Manchester United, Manchester City, Juventus, Inter Milan dhe Paris Saint-Germain.


Emri më interesant nga ta është ai i Juventusit në këtë mes, pasi aty aktualisht është një tjetër emër i madh, Cristiano Ronaldo.


Ronaldo dhe Messi për vite me radhë kanë pasur beteja ndaj njëri-tjetri te Real Madridi dhe Barcelona.

Tani ideja e çmendur është që kjo dyshe të jetë në një ekip. E paimagjinueshme dhe gjasat që të ndodh janë të vogla, për të mos thënë minimale.

Ronaldo ka një pagë astronomike te Juve dhe klubi do ta kishte shumë të vështirë që ta ofronte një lojtar tjetër me këtë pagë.

Pyetja e fundit është se a do të dëshironin kjo dyshe të luanin në një ekip.

Ronaldo dhe Messi kanë respekt të madh për njëri-tjetrin, si profesionist, por mbetet e vështirë që të duan të luajnë së bashku.

Një tjetër arsye është se të dy janë mësuar që të jenë yje në ekipet ku luajnë.

Për fund ky transferim duket i pamundur, por do të ishte e jashtëzakonshme që t’i shohim së bashku në një ekip.