• E mërkurë / May-07 08:57
  • Kontakt

Dea Gea e do me çdo kusht transferimin në Real Madrid

David De Gea është duke tentuar ta imponojë transferimin në Real Madrid nga Manchester Unitedi, sipas Don Balon.

Reali është i etur t’i sigurojë shërbimet e një portieri të klasit botëror këtë verë dhe De Gea është duke i bërë presion agjentit të vet ta bëjë realitet kalimin e tij në kryeqytetin spanjoll.

27-vjeçari, i cili u lind në Madrid, e do patjetër kthimin në Spanjë dhe nuk dëshiron ta humbasë këtë mundësi përsëri.

Dea Gea ishte shumë pranë kalimit në Real Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar në vitin 2015, por transferimi i tij u prish në momentet e fundit.