Rrihet egërsisht pasi bëri seks para martese

Rrihet egërsisht pasi bëri seks para martese

Pamje të tmerrshme vijnë nga provinca indoneziane e Aceh, në ishullin e Sumatra.

Një grua totalisht e mbuluar përveç duarve, u rrah egërsisht me goditje me shkopinj, e deklaruar fajtore pasi kishte bërë seks para martese.

Ajo u dhunua egërsisht nga një tjetër femër, e cila ishte e mbuluar nga koka deri tek këmbët.

Ekzekutorja e goditjeve bën pjesë në një skuadër ndëshkimi me shkopinj, e krijuar së fundmi, e përbërë nga femra të stërvitura për të respektuar ligjin fetar Sharia.

Këto praktika ndëshkimi janë shumë të përhapura në pronvincën Aceh, ku me goditje të tilla ndëshkohen ata që luajnë bixhoz, konsumojnë alkool apo raporte homoseksuale.