Pushteti lokal në Preshevë rreth 18.000 Euro dreka dhe darka në vetëm një restarurant (VILLA 1936) në Preshevë

Pushteti lokal në Preshevë rreth 18.000 Euro dreka dhe darka në vetëm një restarurant (VILLA 1936) në Preshevë

Pas një instistimi të gjatë që PVD të njoftohet për harxhimet që pushteti lokal, gjegjësisht kryetari i komunës me një grup i bëjnë në dreka e darka në një restoran (VILLA 1936) për dhjetorin e vitit 2017 dhe komplet vitin 2018 dhe 2019, më në fund para dy ditësh morëm përgjigje me shkrim dhe ekstraktet për këtë periudhë.

Në përgjigjen e marrë së bashku me ekstraktet, shifrat janë tmerruese. Harxhime enorme në një restoran të vetëm. Gjatë vitit 2018, kryetari i komunës dhe një grup i APN këtë restoran e kanë frekuentuar në afro 50 raste, e që i bie që kryetari i komunës një të shtatën pjesë të vitit e kalon duke ngrënë dreka e darka në një restoran, edhe atë me kosto enorme.

Siç do të shihni edhe shifrat e nënvizuara nga ekstraktet e dorëzuara nga administrata komunale, në muajin dhjetor 2017 janë shpenzuar 167.070 dinar, në vitin 2018 janë shpenzuar 1.203.670 dinar dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 705.860 dinar. Komplet shuma, me të cilën është ngarkuar buxheti i komunës dhe taksapaguesit e saj vetëm për të ngopur apetitet e kryetarit të komunës dhe një grupi rreth tij për dy vite e një muaj është 2.076.600 (rreth 18.000 Euro).

Po të ishin prezente sot investimet e premtuara me pompozitet nga APN dhe kryetari i komunës, këto harxhime do t'i kishim kuptuar si dreka e darka investitorëve dhe pronarëve të fabrikave të premtuara. Por, kjo shumë e harxhuar vetëm për vete dhe një grupi të interesit rreth Shqiprim Arifit në një restoran të vetëm, besojmë se është ngarkesë e papërballueshme për qytetarët e komunës tonë. Në këtë rast dy janë mundësitë e kësaj, ose kemi të bëjmë me shpërlarje të pastër të parasë publike, ose vërtet kemi të bëjmë me një kastë të njerëzve të pangopur.

Preshevë,01.02.2020
Shërbimi për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik