Haradinaj: AAK është opozitë, nuk e votojmë qeverinë e Kurtit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot shtatoren e heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, në 23 vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj para mediave foli pak edhe për caktimin e seancës së 3 shkurtit ku do të votohet përbërja e qeverisë së re.

Haradinaj tha se është e logjikshme që është caktuar kjo seancë pasi që me datën 4 përfundonfte afati kushtetues.

“Normal që është caktuar seanca sepse mbaron afati kushtetues. AAK nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike dhe në këtë formë nuk do ta votojë qeverinë e Kurtit”, tha mes të tjerash Haradinaj.