Lamborghini Urus i modifikuar që të arrijë 840 kuaj fuqi

Makinë me formë më të zgjeruar, që arrin edhe shpejtësi më të madhe

Konsiderohet si një super SUV, megjithatë një përpunues nuk ka hezituar që ta bëjë Lamborghini Urus edhe më të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Novitec është angazhuar, që ta modifikojë këtë makine më 641 kuaj fuqi, që të jetë edhe më e fuqishme dhe me dukje më ndryshe.

Me çmim prej 300 mijë eurove, mund të blihet 1016 Industries Urus, që pritet të jetë makina SUV më e shpejtë deri më tani.

Transformimi i makinës, ka filluar me ndryshimin e pjesës së përparme që tani është me përmbajtje karboni dhe është zgjeruar për 100 milimetra. Pjesa e pasme është zgjeruar për 87 milimetra, duke i dhënë dukje shumë më të egër.

Ndryshimi në pjesën e jashtme, nuk është aq i rëndësishëm, në krahasim me modifikimin që i është bërë në pjesën e brendshme, për ta bërë më në fuqishme.

Janë dy versione të modifikimeve që i janë bërë këtij Lamborghini Urus, njëri prej të cilëve mundëson që të arrijë 740 kuaj fuqi.

Tjetri është edhe më i fuqishëm dhe prodhon 840 kuaj fuqi, duke ia mundësuar që një çerek milje ta kalojë për 11 sekonda.