''Thyhen gotat'' kënga më e re nga Seldi Qalliu

Është emër shumë i dashur për publikun.

Seldi Qalliu muajt e fundit është shndërruar ndër emrat më të komentuar të estradës, kjo pas fejesës me këngëtaren Mimoza Shkodra.

Jo shumë kohë pasi kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë, çifti sollën duetin “Dashni”, që u prit shumë mirë nga publiku.

Ata nuk janë ndalur dhe kanë vazhduar punën me projektet e reja, Seldi ka publikuar dje këngën e tij më të re.

“Thyhen Gotat”, titullohet projekti i ri nga Seldi, të cilin e solli të shoqëruar me videoklip, e që në orët e para të publikimit po pritet mirë dhe ka marrë komente pozitive nga fansat.