Britaniku i UÇK’së mposht kancerin, falënderon kosovarët për ndihmën e madhe

Britaniku i UÇK’së mposht kancerin, falënderon kosovarët për ndihmën e madhe

Ish-pjesëtari i forcave speciale britanike, që shërbeu në Brigadën “138 Agim Ramdani” të UÇK’së, britaniku Jon Harrison, ka fituar betejën kundër kancerit.

Britaniku i UÇK’së, siç njihet ndryshe Harrison, nga 2016 ishte diagnostikuar me kancer, por ai ka njoftuar sot se me shumë sukses ka arritur që të shërohet nga kjo sëmundje e rëndë.

Harrison ka falënderuar shumë të gjithë kosovarët që e kanë ndihmuar për shërimin e sëmundjes së tij duke mbledhur fonde dhe gjëra të tjera.

Jon Harrison është njeri shumë i respektuar në Kosovë, ku përveç dekoratave, me emrin e tij u pagëzua edhe një rrugë në Prizren.

Ish-pjesëtari i forcave speciale britanike, që shërbeu në Brigadën “138 Agim Ramdani”, si trajnues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në krahët e tij e mban tatuazhin e skuadrës Delta të Brigadës 138 “Agim Ramadani”..