Kinsey Wolanski merr sërish vëmendje teksa ndërpret garat në skijim duke mbajtur një pankartë për Kobe Bryant

Kinsey Wolanski merr sërish vëmendje teksa ndërpret garat në skijim duke mbajtur një pankartë për Kobe Bryant

Biondja, e cila u bë e famshme në Ligën e Kampionëve, ka tërhequr sërish vëmendje me një tjetër veprim.

Kinsey Wolanski ka penguar sërish një ngjarje sportive, por këtë herë duke shfaqur një mesazh ngushëllimi për legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq të dielën pas një aksidenti me helikopter në Los Angeles bashkë me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona tjerë.

Bukuroshja është paraqitur gjysmë e zhveshur në garën e natës në sportin e skijave ku shfaqi edhe një mesazh: “Prehu në paqe Bryant 24″.

23-vjeçarja ka befasuar skiatorët dhe gjithë shikuesit pasi ndërhyri në sllallomin e meshkujve në Kupën Botërore të Skive në FIS në Schladming, Austri.

Ajo më pas u largua nga personat e sigurisë pasi shfaqi mesazhin e saj në mes të ngjarjes.

Wolanski është bukuroshja amerikane që u fut në fushë në finalen e Ligës së Kampionëve mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool.

Ajo është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, themeluesit të faqes pornografike ruse ‘Vitaly Uncensored’.