Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte i gatshëm ta hiqte taksën prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia – me një kusht.
“Nëse na ofrohet taksa për njohje, pse jo”, është shprehur Haradinaj, gjatë një interviste.
“Do të kisha qejf unë ta hiqja”, ka thënë shefi në largim i ekzekutivit të vendit.
Haradinaj ka thënë se taksa duhet të hiqet vetëm nëse Serbia pajtohet me kontratë se do ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës