“Shpirt Zi”, kënga më e re nga Skerdi

“Shpirt Zi”, kënga më e re nga Skerdi

Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Shpirt Zi” mban titullin kënga e tij, të cilën e solli në bashkëpunim me një emër të ri të skenës tonë muzikore – Diellza.

Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale me një paraqitje mjaft atraktive të dy artistëve.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet reperi shqiptar, ndërsa për producimin është përkujdesur producenti nga Ferizaj, Shkumbin Nebihu.

Ndërkaq, videoja i është besuar JayDee dhe tashmë e gjeni të publikuar në kanalin zyrtar të ‘Diez Music’ në YouTube.