Shehu: Holokausti, nje tragjedi indokrinimi, qe nuk duhet harruar kurre!

Shehu: Holokausti, nje tragjedi indokrinimi, qe nuk duhet harruar kurre!

Pa asnje dyshim ajo cfare ndodhi ndaj hebrejve ne ato vite te tmerreshme nuk eshte thjesht nje njolle turpi per te gjithe njerrezimin e qyteterimin, por eshte edhe nje deshmi e qarte e rrezikut te indokrinimeve, te cilat i kemi takuar e i takojme jo rralle ne histori, me pasoja tragjike per popujt, pavaresisht formave te aplikimit te tyre.

I provuam ne dhe njerrezimi gjate sundimit komunist ato, qe i kushtoi kesaj bote dhjetra miliona te vrare, zhdukur, cfarosur nga dhuna, urija, kampet, burgjet e pafund.

I kemi sot aktuale krimet e radikalizmit, ekstremizmit, kamikazeve, me baze nje indokrinim ekstrem, keq perdorim te feve, varferise e injorances se njerrezve per qellime djallezore pushtetesh e pasurish.

Ne shqiptaret duhet te jemi krenar, qe ne ate epoke te dalldisur te holokaustit me guxim e bazuar ne vlerat njerezore arritem te jemi i vetmi vend nen pushtimin nazist, ku asnje hebre nuk ra viktime e asaj makine vrastare.

Ajo histori e ndritur e jona nuk eshte vetem nje ure miqesie me shume lidhese me Izraelin e sotem demokratik e popullin e tij te jashtezakonshem ne vlera e histori, por dhe na njeson me virtutet e verteta te njerezimit, kulturen e aspiratat e perbashketa te popujve, perpjekjet per paqe, bashke ekzistence e prosperitet.