Kanë kaluar plotë 113 dite qe nga përfundimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, ndërsa përpjekjet e dy subjekteve politike që dolën fituese, VV dhe LDK, për arritjen e një koalicioni ishin të kota, ndarja e pushtetit ishte pengesa kryesore ne rrugëtimin e tyre për të bashkëqeverisur.
Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, janë takuar me dhjetëra herë për pa dhënë ndonjë rezultat.
Votimi i kryeparlamentarit nga radhët e VV’së pau kordinuar fare me partneren për koalicion, LDK’në, kishte shkaktuar pakënaqësia të mëdha të kjo e fundit.
Ky veprim kishte barakaduar të dy palët rreth kërkesave për ndarjen e pushtetit.
LDK insistonte që posti i Kryeparlamentarit dhe Presidentit ju takon atyre. Ndërsa VV’ja refuzonte dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga kryeparlmentari, çka e bëri të pamundur, marrëveshjen mes tyre.
Ndërsa, Isa Mustafa ka deklaruar se sot do te takohen me liderin e VV’së, Albin Kurtin, nga i cili takim, piritet të marrin fund pritjet 113 ditëshe të qytetarëve për krijimin e qeverisë.
“Jemi duke bërë përpjekje për një marrëveshje përfundimtare, takimi do të ndodhë sot, por orën ende nuk e kemi caktuar. po besojmë që sot do të ndodhë marrëveshja”, tha Mustafa.
Takimin në mes të VV’së dhe LDK’së e ka konfirmuar sot edhe Albin Kurti. Ai ka thënë do të takohet me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën, i cili ka pranuar se me të u panë edhe gjatë së premtes, jo në Prapashticë por në një vend tjetër të cilin vendosi të mos e tregojë se ku.
Kurti nga Prizreni ka thënë se sa më shpejtë që të arrihet koalicioni qeverisës, do të jetë më mirë për vendin.
Kujtojmë se të dielën i ka skaduar afati që Mustafa i dha Kurtit gjatë së martës, për të pranuar ofertën e LDK’së për qeverisje.
Deri tash, dihet se LDK ka kërkuar kryeparlamentarin dhe 5 ministri, ndërsa edhe Presidentin gjatë 2021’tës, ofertë kjo që u refuzua nga VV.
Dy partitë nuk po mund të merren vesh për ndarjen e posteve tash e 113 ditë që prej përfundimit të zgjedhjeve më 6 tetor.
Takimi në mes dy partive ka filluar para pak çastesh, sonte do të vendoset se a do të kemi përfundim të kësaj ‘telenovele’ me shume se tre muaj pritjeje, apo do të vazhdoj edhe më tej.