E zbulon edhe këtë Hetem Ramadani: Njerëzit zakonisht vdesin në ora 9

Biologu dhe mjeku shqiptar, Hetem Ramadani, ka deklaruar se njerëzit në botë vdesin më së shumti në hënave në ora 9 të mëngjesit.

Ai ka dhënë një arsye interesante për këtë.

“Njerëzit zakonisht vikendin e kalojnë me familjarë dhe kënaqet me ta, duke larguar stresin dhe duke u ndjerë më të shoqërueshëm. Mirëpo kur të hënë zgjohen herët për të shkruar në punë, për shkak të stresit, njerëzit pësojnë infarkt në atë kohë. Kjo ndodh edhe kur e shohin shefin e tyre në punë”, ka sqaruar ai.

Ai tregon se në Kinë, vdekjet më së paku ndodhin në muajin kur është viti i ri kinez, për shkak se njerëzit nuk kanë obligime të punës dhe janë sa më larg stresit.