• E mërkurë / Apr-24 09:26
  • Kontakt

Jessica Simpson rrëfen si erdhi deri tek ndarja me Nick Lachey

Jessica Simpson rrëfen si erdhi deri tek ndarja me Nick Lachey

Jessica Simpson zbulon se çfarë nuk shkoi me martesën e saj me Nicky Lachey.

Jessica Simpson ka folur hapur për ish-partnerin e saj, Nicky Lachey, shkruan E! News.

Simpson po përgatit për botim librin, ndërsa fansat flasin rreth asaj se çfarë shkoi keq në martesën e saj me Nick Lachey.

Në pjesën e librit të siguruar nga “People”, Jessica tregoi se si erdhi nga martesa e saj deri në divorc.

Ajo përmend faktin se që të dy ishin të rinj, “Ne me të vërtetë u shtypëm nga media dhe nga vetvetja. Unë nuk mund t’i gënjeja fansat tanë dhe nuk mund t’i jepja dikujt shpresë se ne ishim ky çift i përsosur”.

Jessica pranoi se këngëtari i hitit “98 Degrees”, ishte dashuria e saj e parë.

Ajo më vonë është martuar me Eric Johnson ,ndërsa Nick ka një familje me Vanessa Lachey, Jessica thotë se ajo ende e respekton ish-in e saj “shumë”.

“Unë isha me të vërtetë e re dhe suksesi im nuk kishte filluar me të vërtetë. Ai më njihte si një 18-vjeçare të re të pafajshme që kurrë nuk ishte futur në botë në aq shumë mënyra,” shkroi ajo. “Unë shkova drejtpërdrejt nga babai im tek ai. Nicki ishte shumë i zgjuar. Ai ishte tetë vjet më i madh se unë, por ai ishte gjithashtu i ri.”

Këngëtarja shtoi “Ne e kemi dashur shumë njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta duam”. Simpson thotë se vazhdon të ketë respekt për këtë.

Libri do të jetë në disponim për shitësit duke filluar nga data 4 shkurt.