Derisa po e shijon suksesin e “Edhe ti”, Tayna sjell imazhe të tjera nga xhirimet e klipit

Derisa po e shijon suksesin e “Edhe ti”, Tayna sjell imazhe të tjera nga xhirimet e klipit

Ditë më parë, Tayna dhe Mozzik e publikuan videoklipin e  këngës “Edhe ti” që menjëherë u shndërrua në hit duke u dëgjuar në masë  të madhe në të gjitha platformat muzikore. 

Në ndërkohë, reperja është kujdesur që të joshë me dukjen e saj  në videoklipin muzikor që është pritur shumë mirë nga fansat e dy  këngëtarëve. 

Dhe derisa po e shijon suksesin e projektit të ri, Doruntina  Shala (emri i vërtetë i këngëtares) i ka shpërndarë disa fotografi të  reja nga xhirimet e klipit. 

Ndryshe, videoklipi i këngës “Edhe ti” u lansua më 22 janar dhe  që në ditët e para të publikimit u prit shumë mirë nga fansat dhe u  shndërrua në hit. 

Videoja muzikore e këtij projekti tashmë ka arritur shifrën  prej katër milionë shikimesh në shërbimin e popullarizuar të  shpërndarjes së videove, YouTube