Pas postimit në facebook të ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë z.Gent Cakaj ku atributet e për unifikim të spektrit politik në Luginë të Preshevës i'a dhuroi Shqiprim Arifit, z.Kamberi ka reaguar me një postim në facebook duke e quajtur se "Veçimi i cilitdo subjekt ose përfaqësuesit politik, qoftë në arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme, apo edhe gjatë procesit në vijim (para)zgjedhor, nuk kontribuon në unitetin e nevojshëm për realizimin e synimeve politike dhe interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës".
Postimi i plotë i z.Kamberi në facebook:
Partia për Veprim Demokratik ka ripërshëndetur mbrëmë marrëveshjen politike për pjesëmarrjen e përbashkët të partive politike shqiptare të Luginë së Preshevës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me kontributin e Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z.Gent Cakaj.
Kjo marrëveshje është arritur me vullnetin e lirë, mirëkuptimin dhe sidomos gatishmërinë e secilit për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake.
Prandaj, veçimi i cilitdo subjekt ose përfaqësuesit politik, qoftë në arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme, apo edhe gjatë procesit në vijim (para)zgjedhor, nuk kontribuon në unitetin e nevojshëm për realizimin e synimeve politike dhe interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.