Miliarderi nga Google kërkoi t’i modifikohet një super-veturë e rrallë që kushton mbi një milion euro

Miliarderi nga Google kërkoi t’i modifikohet një super-veturë e rrallë që kushton mbi një milion euro

Tani Ford GT Mk II i ka 700 kuaj fuqi, pasi u modifikua për një pronar të pasur

Ata që duan ta kenë një veturë shumë më të veçantë, kërkojnë që një  super-makine me 647 kuaj fuqi, t’i rriten fuqitë dhe t’i shtohen forca  shtytëse.

Megjithëse një makinë kushton mbi një milion euro, është kërkuar që të bëhen modifikimet, për ta bërë edhe më të rrallë.

Benjamin Sloss Treynor është miliarderi dhe nënpresidenti i Google,  që ka kërkuar modifikimin e një Ford GT Mk II, që të arrijë deri në 700  kuaj fuqi dhe të jetë e fokusuar vetëm për pista.

Koleksionit të tij, tani i është shtuar edhe kjo makinë që pamjen e  jashtme e ka të ngjashme me Ford GT40, që më 1968 e ka fituar garën e La  Mans.

Ngjyrat që janë aplikuar në këtë Ford, janë gjithashtu kërkesë e  pronarit të ri, që ka paguar rreth 1.2 milionë euro, për ty bërë veturën  edhe më të mirë.