z.Avnija Hafuzi vendos një kurorë me lule pranë pllakës përkujtimore në sheshin Skenderbej në Hungari

z.Avnija Hafuzi vendos një kurorë me lule pranë pllakës përkujtimore në sheshin Skenderbej në Hungari

Sot në 552 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, në cilësinë e Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë në Hungari, vendosa një kurorë me lule pranë pllakës përkujtimore në sheshin Skenderbej( Szkanderbeg)në qytetin e Egerit . Përkujtimi i kësaj dite të rëndësishme për kombin tonë është një detyrë e çdo bashkëkombasi , sepse Skënderbeu është heroi, strategu dhe njeriu që simbolizon bashkimin e kombit.

Lufta e tij e pashembullt kundër hordhive osmane në mbrojtje të trojeve tona dhe të civilizimit europian na bën të gjithëve krenarë dhe na kujton, se ne shqiptarët jemi pjesë e pandarë e Europës dhe integrimi në të është vetëm një çështje kohe. Lavdi heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut! - ka shkruar z.Hafuzi në profilin e tij në facebook.