• E mërkurë / Sep-23 20:20
  • Kontakt

​​”Bose” mbyll dyqanet në Evropë

​​”Bose” mbyll dyqanet në Evropë

Kompania amerikane “Bose”, një nga prodhuesit më të njohur të  pajisjeve audio, do të mbyllë 119 dyqane në Evropë, Amerikën e Veriut,  Australi dhe Japoni.

Kompania e komunikoi vendimin në një shënim, duke motivuar vendimin  me faktin se produktet e saj “blihen gjithnjë e më shumë përmes tregtisë  elektronike”.

“Duke pasur parasysh zhvendosjen e fortë për blerjen në internet në  tregje specifike, ‘Bose’ planifikon të mbyllë 119 dyqanet e shitjes me  pakicë në Amerikën e Veriut, Evropë, Japoni dhe Australi në muajt e  ardhshëm”, thuhet në shënimin, i cili shpjegon se të tjerat pika të  shitjes do të qëndrojnë të hapura.

Kompania ka 130 dyqane në Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi, Azinë Juglindore dhe Korenë e Jugut./