Një 20-vjeçar nga Kosova vritet në Itali

Një 20-vjeçar nga Kosova vritet në Itali

Një 20-vjeçar nga Kosova është vrarë mëngjesin e sotëm në Itali.

Sipas mediave italiane, vrasja e tij ka ndodhur në qytetin Calcio në Bergamo.

Sipas mediave italiane E.M së pari është vrarë pastaj është  hedhur në lum. Karabinierët kanë gjetur njollat e gjakut në trotuar  përball vendit ku është gjetur trupi i pajetë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar një person, ndërkaq hetimet janë duke vazhduar.