Lajmërohet djali me të cilin shihet Arbenita duke u puthur, tregon pse doli videoja

Lajmërohet djali me të cilin shihet Arbenita duke u puthur, tregon pse doli videoja

Kjo video vjen vetëm një ditë pasi Arbenita postoi një fotografi me Feron pas një kohe të gjatë pasi çifti shpesh është pjesë e lajmeve për shkak të paqartësisë me lidhjen e tyre.

Megjithatë, kjo foto është fshirë nga profili i Instagramit të modeles dhe tani një tjetër mashkull shfaqet në krahët e saj.

Videoja e cila është publikuar tregon Arbenitën duke u argëtuar e duke u puthur me një djalë tjetër.

Ai është Kenned Tahiri, i cili është model dhe menaxher në një klub të njohur në Prishtinë.

E vetë Tahiri ka treguar arsyen pse ajo video është publikuar, duke thënë se llogaria e tij në Snapchat është hakuar dhe është ankuar për atë se sa të ligë janë njerëzit.

Presim të shohim ragimin e Feros dhe Arbenitës pas kësaj videoje dhe ndoshta një herë e përgjithmonë do ta dijmë se do të ndodhë me lidhjen e tyre.