Thaçi: Kosova ka përmbushur kriteret për viza, por shtetet e BE-së nuk janë unike

Thaçi: Kosova ka përmbushur kriteret për viza, por shtetet e BE-së nuk janë unike

Presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve deklaroi  se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave  duke përfshirë edhe luftën kundër krimit e korrupsionit, por që tha se  vendimmarrja nuk po ndodh për shkak të mos unitetit të shteteve të  BE-së.

Thaçi tha se Kosova si asnjë vend tjetër ka  kaluar nëpër sistem te drejtësisë për 20 vite. Derisa ka kritikuar për  siç ka thënë amnistisë që i është bërë Serbisë për krimet që ka kryer në  Kosovë.

“Do të ishte jetike që të kemi një këmbëngulësi më të madhe që të  vazhdohet ky proces në mënyrë më dinamike, më gjithëpërfshirëse dhe që  të kemi një konkretizim. Këtu nuk mund të mos shpreh shqetësimin që  njerëzit nuk janë të kënaqur me drejtësi, ose viktimat kërkojnë  drejtësi. Por që a kanë ndodhur lëshime në këtë proces, këtë nuk mund ta  mohojë askush. Lëshime edhe në kuptimin edhe të mos efikasitetit në  punë, po edhe të një selektimi etnik në drejtësi. Ne jemi dëshmitar se  kemi pasur rreth 13 mijë civil të vrarë në luftë nga shteti i Serbisë,  mbi 20 mijë gra të dhunuara nga Serbia, rreth 1 mijë fëmijë të vrarë,  mbi 400 masakra të evidentuara. Pikërisht këto dobësi që kanë ndodhur me  ose pa qëllim, kanë krijuar një rrethanë  që po e vështirësojnë  pajtimin. Për këto krime nuk është dënuar askush. Më tepër janë dënuar  shqiptarët, sesa ata që kanë kryer spastrim etnik. Është një shqetësim,  edhe drejtësia e UNMIK dhe EULEX  ka konstatuar se ata që kanë kryer  krime nga Serbia në Kosovë, nuk duhet të merret EULEX-i  dhe UNMIK  në  Kosovë, por Serbia, kjo është amnisti. Cili është rezultati nga kjo  heshtje ndërkombëtare, tash jo që kemi mohim, por me krenari mohojnë  krimin në Kosovë. Jam mirënjohës që shtetet e Quintit kanë reaguar për  masakrën e Reçakut”, tha ai.

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, tha se çelësi në luftën  kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë së fituar në  mënyrë të paligjshme.

“Lufta kundër korrupsionit, publiku është duke pritur që nga  prokurorët të ndodh pastrimi nga korrupsioni, nepotizmi. Çelësi në  luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimit të pasurisë. Është me  rëndësi që prokurorët të sigurojnë mbrojtjen e duhur të informatorëve.  Gjatë vitit të kaluar prokuroria ka treguar përkushtim në luftën kundër  korrupsionit, janë 400 dosje penale me 771 persona”, tha Lumezi.