Rita Ora flet pas ndërtimit të shtëpisë së familjes Sala

Rita Ora flet pas ndërtimit të shtëpisë së familjes Sala

Familja Sala dje hyri në shtëpinë e re të financuar nga këngëtarja shqiptare.

Pasi tërmeti i 26 nëntorit kishte shkaktuar  dëme të mëdha materiale, Rita Ora kishte vendosur të marrë përsipër  ndërtimin e disa shtëpive të prekura nga kjo fatkeqësi, shkruan  lajmi.net.

Dje familja Sala u fut në shtëpinë e re të financuar nga këngëtarja,  dhe pas kësaj kryebashkiaku Erion Veliaj kishte publikuar një fotografi  të familjes Sala pran shtëpisë dhe falënderoi Ritën për kontributin e  saj.

Më pas këngëtarja ri-publikoi foton e Erionit duke shtuar

““Shtëpia që e kam ndërtuar me ekipin tim, më në fund erdhi në jetë!!  Faleminderit të gjithëve që ndihmuan ta bëjmë këtë realitet!  #kosovoambassador”