Hoti: Albin Kurti i hëngri fjalët e veta

Hoti: Albin Kurti i hëngri fjalët e veta

Pazaret politike për ndarjen e hises së pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po mund të përfundohen, një marrëveshje e koalicionit mes dy partive tani është larg pasi nuk po mund të arrihet vetëm për shkak të problemeve për ndarjen pozitat e larta shtetërore.

Dy partitë, VV e LDK nuk po merren vesh për koalicion tash e 100 ditë, ata po takohen mes vete me orë të tëra, por pa rezultate. Madje dy këto të fundit kanë filluar shkëmbimin e letrave mes vete, shkëmbim ky që rezultoi me pakënaqësi dhe tensione të mëdha mes dy partive.

Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se lideri i VV’së, Albin Kurti i ka “hëngër këto fjalë”.

I pyetur për akuzat e Kurtit se të gjithë kryeministrat kanë vjedhur, duke përfshirë këtu edhe Mustafën, Hoti u përgjigj.

“Kurti pastaj i hëngri fjalët e veta. Më lejoni ta respektoj konfidencën e takimeve, por kjo që e ka thënë i ka ra pishman sepse nuk e gjen një zyrtar të LDK-së që mund ti atribuohet një akuzë e tillë”, është shprehur Hoti në Rubikon.

Kujtojmë se LDK ka kërkuar pozitën e kryetarit të Kuvendit deri më 2021, aty ta ndërron me atë të Presidentit dhe 5 ministri, kurse Vetëvendosje nuk ka pranuar këtë duke thënë se Glauk Konjufca nuk shkarkohet nga pozita e kryeparlamentarit dhe se për LDK’në ofron pozitën e Presidentit dhe 6 ministrit, por kjo ofertë është refuzuar nga kreu i LDK’së.