Arrestohet modelja që e kishte akuzuar rrejshëm Theo Hernandezin për ofendim seksual

Arrestohet modelja që e kishte akuzuar rrejshëm Theo Hernandezin për ofendim seksual

Në qershor të vitit 2017, modelja ruso-spanjolle, Luisa  Kremleva, e akuzoi Theo Hernandezin për ofendim seksual në një klub nate  në Marbella të Spanjës.

Mirëpo, bukuroshja tash është arrestuar, pasi që është mësuar se akuza ishte e rrejshme dhe se ajo ka gënjyer.

Ndaj saj është ngritur padia për akuzë të rrejshme lidhur me një krim  dhe Zyra e Prokurorit do të marrë vendim për procedurat e mëtutjeshme.

Luisa kishte montuar fotografi, në të cilat shfaqej me mavijosje dhe  shenja të lëndimit, ndërsa imazhet u publikuan asokohe nga revista Interviu.

Zyra e Prokurorit në Spanjë kërkon që modelja të dënohet me burg për  shpikje të dhunës. Policia e ka arrestuar dhe gjykatësi i rastit do të  vendosë në lidhje me vazhdimësinë e rastit.